Nje maqedonas trajneri i SHBA-së

Nje maqedonas trajneri i SHBA-së

414
0

Vlatko Andonovski është emëruar trajneri i ri i ekipit kombëtar të vajzave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat janë kampione në fuqi të Kupës së Botës.

Pas largimit të Jil Ellis, e cila e la postin e trajneres së SHBA-së në tetor pas pesë vjetëve në këtë pozitë dhe dy titujve të Kupës së Botës, tani përgjegjësinë e drejtimit të skuadrës së SHBA-së e mban Vlatko Andonovski, transmeton Gazeta Express.

43-vjeçari e ka drejtuar Reign FC në Ligën Kombëtare të Futbollit të Vajzave, liga e nivelit të parë të futbollit të vajzave në SHBA, duke i dërguar ato deri në gjysmëfinalet e sezonit 2019.

Para kësaj, Andonovski e kishte drejtuar Kansas Cityn për tre sezone, duke i fituar dy tituj të NËSL radhazi, në vitin 2014 dhe në vitin 2015, para se klubi të shuhej në vitin 2017.

Andonovski mori më së shumti lëvdata për punën e tij me Reign FC në vitin 2019, pasi që klubi e arriti fazën e play-offs, përkundër numrit të madh të lëndimeve dhe mungesave në skuadër për shkak të Kombëtareve.

“Është një nder i madh dhe unë jam i emocionuar ta nisë punën me këtë grup të lojtarëve dhe stafit dhe të punojnë bashkë drejt suksesit”, ka thënë trajneri maqedonas.

“Të gjithë trajneret dhe lojtaret e talentuara që kanë qenë këtu para meje e kanë ndërtuar një traditë legjendare të shkëlqyeshme dhe unë jam i përkushtuar që të punoj shumë për ta çuar përpara këtë program”.

Andonovski do të debutojë me ekipin kombëtar të SHBA-së më 7 nëntor, në ndeshjen miqësore kundër Suedisë së Kosovare Asllanit, para se skuadra e tij të përballet me Kosta Rikan tre ditë më vonë për ta mbyllur vitin 2019

Shperndaje