Një hakmarrje shqiptare në Izrael

Një hakmarrje shqiptare në Izrael

468
0

 

Shqipëria ka mundur  pastër 0-3 me Izraelin në Haifa, duke arritur fitoren e parë pas 5 humbjesh. Kuqezinjtë nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren kundër një Izraeli të pafuqishëm duke realizuar dy gola në të parën dhe një në të dytën.

Armando Sadiku ishte protagonisti absolut i këtij takimi me një dygolësh të realizuar në pjesën e parë. Dy super gola të Sadikut nga distanca  (’22 dhe ‘44) dhe një gol i Memushajt  (’71) nga brenda zonës i dhanë fitoren djemve të De Biasit, një ditë pasi ai deklaroi se nuk do të rinovojë më kontratën me kombëtaren shqiptare.

Kjo ishte një hakmarrje për atë humbje 0–3 të kombëtares shqiptare përballë Izraelit në Elbasan Arena. Me këtë fitore, kuqezinjtë parakalojnë Izraelin në renditje, duke arritur në vendin e tretë.

Shqipëria ka po aq pikë sa Izraeli (9 pikë), por ka golevarazh më të mirë. Në takimet e tjera të Grupit G, Spanja fitoi në Maqedoni 1–2, ndërsa Italia mundi Lihtenshtajnin 5–0. Pas 6 ndeshjes, Spanja dhe Italia kryesojnë në Grupin G me nga 16 pikë, të ndjekura nga Shqipëria dhe Izraeli me nga 9 pikë, Maqedonia 3 dhe Lihtenshtajni 0.

Shperndaje