Kate Middleton dhe Princ William kanë tre fëmijë dhe janë të lumtur me kaq edhe pse dukesha e dëshiron një të katërt. Gjatë një takimi me liderë nga fe të ndryshme në Khidmat Centre në Yorkshire, Kate bisedoi me të pranishmit jashtë godinës dhe zbuloi se Princ William s’do fëmijë të tjerë.
“Mendoj se William nuk do fëmijë të tjerë,” tha ajo. Duka dhe Dukesha e Cambridge ishin në humor të mirë edhe pse Harry dhe Meghan shokuan jo vetëm familjen, por gjithë botën me lajmin se do të tërhiqen nga pozicionet e tyre.
Shkurtin e kaluar, Kate la të kuptohej se ajo vetë do e donte një fëmijë të katërt. Kur takoi një djalë 5-muajsh gjatë turneut në Irlandën e Veriut, Kate i tha babait të tij: “Sa i bukur që është. Më bën të dua një tjetër.” Babai e fëmijës e pyeti në e kishte fjalën për një fëmijë të katërt, por Kate tha: “Mendoj se William do të shqetësohej pak.” Kate dhe William kanë dy djem, Princ George 6 vjeç, Princ Louis 1 vjeç,dhe një vajzë Princesha Charlotte, 4.