Një ditë pas vdekjes së efektives së forcave të Armatosura, Zarife Hasanaj, ka folur babai i 32 vjeçares. Muharrem Hasanaj tregon se e ka përcjellë vajzën në Rinas më 22 dhjetor të 2018 për në Letoni. ‘Vajza punonte prej më shumë se 10 vitesh në ushtri. Më 22 dhjetor e përcolla në Rinas për në Letoni. Dje para ngjarjes në mëngjes fola në telefon me vajzën, më tha se ishte mirë e do shkonte në punë, pastaj mora lajmin e asaj që ndodhi’, shprehet babai i 32 vjeçares.
Zarife Hasanaj humbi jetën ditën e djeshme në krye të detyrës nga shpërthimi i një mine në Letoni.
Kujtojmë se nga shpërthimi i minës kanë mbetur të plagosur edhe komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.