Një ditë pas Berishës, ja në cilën orë do të dëshmojnë në...

Një ditë pas Berishës, ja në cilën orë do të dëshmojnë në Prokurori Basha dhe Bardhi

366
0

Një ditë pas ish-kryeministrit Sali Berisha, do të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Burime brenda PD-së thonë se Sekretari i Përgjithshëm GazmenT Bardhi do të mbërrijë në orën 11 për të dëshmuar në Prokurori ndërsa një orë pas tij do të jetë dhe kryedemokrati Basha.

Ata janë thirrur për të dhënë shpjegime për gjithçka ka ndodhur brenda dyerve të selisë blu.

Kujtojmë se lidhur me aktet e dhunshme brenda ambjenteve të godinës së Partisë Demokratike u arrestuan 34 persona të cilët më pas u lanë të lirë.

16 prej tyre ishin mbështetës të kryedemokratit Basha ndërsa 18 të tjerët të Berishës.

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë ‘Detyrim paraqitje’ për 24 nga të ndaluarit. 10 nga mbështetësit e Bashës u liruan nga çdo lloj akuze pasi sipas Prokurorisë nuk u gjet asnjë provë ose send i paligjshëm brenda selisë blu.