Ngrihet alarmi/ Shkollat nuk plotësojnë kushtet higjenike, ISHSH masa urgjente për mos...

Ngrihet alarmi/ Shkollat nuk plotësojnë kushtet higjenike, ISHSH masa urgjente për mos hapjen e tyre

422
0

 

Kushtet skandaloze higjeno-sanitare kanë bërë që një shkollë të mos hapet më datë 16 shtator siç ishte parashikuar.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor pas inspektimeve të kryera në ambientet e shkollave, ngriti alarmin se në prag të nisjes së sezonit të ri shkollor, disa shkolla nuk plotësojnë kushtet higjenike.

Një shkollë në Kurbin nuk do të hapet deri në përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare, ndërkohë kushtet e këqija raportohet se janë edhe në konviktin e shkollës “Kolin Gjoka” ku është vendosur aktualisht kopshti “Besëlidhja”.

“Kemi shkolla të vjetra të amortizuar që nuk plotësojnë kushtet higjeno-sanitare për të nisur vitin e ri shkollor 2019-2020. Në këto shkolla inspektorati ka marrë masën urgjente të mbylljes dhe mos hapjes së tyre deri në përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare në mënyrë që të garantohet proces arsimor i rregullt dhe shëndeti i fëmijëve që frekuentojnë këto institucione arsimore”, tha Laureta Prendi, Kryeinspektore e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të Lezhës.