Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren ku një nënë 27-vjeçare me inicialet M.B., ka mbytur foshnjen e saj 6 ditëshe, në shtëpi ku dhe e kishte lindur.
Nëna monstër e kishte vendosur trupin e pajetë të foshnjës në tavanin e shtëpisë. Kjo ngjarje u zbulua mbrëmë nga policia. Trupi i foshnjës është dërguar për obduksion ndërsa nëna pasi ka pranuar trajtim mjekësor është ndaluar për 48 orë.
Mësohet se foshnja i përkiste gjinisë mashkullore dhe nëna 27 vjeçare ishte e pamartuar.
Për nënën e re Prokuroria e Prizrenit po përgatitet të kërkojë paraburgim. M.B po hetohet për veprën penale “Vrasje e foshnjës”.