Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne qytetin e Korçës. Nje person eshte gjetur i pajete ne mes te rruges, ne afersi te zones se Pazarit te qytetit. Sipas te dhenave te para ai eshte gjetur i gjakosur i shtrire permbys ne mes te rruges, sic duket edhe ne foton me poshte. Mesohet se ai eshte qelluar me sepate ne koke, goditje qe i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjehershme. Si shkak dyshohet nje konflikt, por nuk ka ende detaje lidhur me ngjarjen.