Ngjarje e çuditshme në Greqi, shqiptarja i vjedh mijëra euro komshies, por...

Ngjarje e çuditshme në Greqi, shqiptarja i vjedh mijëra euro komshies, por më pas…

457
0

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Greqi me protagoniste një 42-vjeçare, e cila i vodhi një shumë prej 10 mijë eurosh një shtetaseje greke, por më pas u pendua.

 

Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte në qytetin e Volos, ku gruaja shqiptare ka përfituar nga miqësiame greken, shkoi në shtëpinë e 60 vjeçares, dhe duke qenë se ajo nuk ndodhej në banesë për një kohë të shkurtër mori prej aty 10 mijë euro.

 

Shqiptarja 42-vjeçare u dërgua në komisariat ku ajo nuk pranoi se i kishte vjedhur paratë, por sot në mëngjes 60-vjeçarja greke ka deklaruar se, para se të shkonte në polici, 42-vjeçarja shkoi në shtëpinë e saj dhe i dorëzoi të gjitha paratë.

 

Vjedhja u kuptua nga viktima natën e së premtes dhe u raportua gojarisht në Drejtorinë e Policisë së qytetit Volos, raporton gazetari i Fax News në Greqi, Shpetim Zinxhiria.