Ngjarja në Rinas, gazetari zbulon pse grabitësit mbanin derën e furgonit hapur

Ngjarja në Rinas, gazetari zbulon pse grabitësit mbanin derën e furgonit hapur

546
0

 

Grabitja e afro 10 milion eurove dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit ka tronditur mbarë vendin.

Ndërkohë, i ftuar mbrëmë në emisionin ‘Opinion’ gazetari Arsen Rusta ka zbuluar edhe faktin sipas tij që grabitësit mbanin derën e furgonit hapur.

“Ecin me derë të hapur sepse gjithë kohës dera e furgonit nga momenti i hyrjes në dalje ka mbetur hapur sepse çdo hapje mbyllje është 1 sekondë. 90 sekonda ka zgjatur gjithçka. Lidhet me ndërrimin e turneve, me largimin e autoblindave nga të cilat 3 kanë qenë me para. Admir Murataj është aq kryesor sa çdo veprim e ka ndjekur në vend të parë. Infomacioni që i është dhënë RENEA-s, është parë që kanë ikur në drejtim të Dajtit duke transportuar paratë”, ka thënë ai.

Reth 10 milion euro, ndonëse shuma ende nuk është përcaktuar zyrtarisht u grabitën dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit. Grabitësit arritën të merrnin në barkun e avionit që do fluturonte drejt Vienës 7 thasë me para të maskuar me një furgon që lexonte ‘Hetimi Tatimor’, ndërsa pak minuta më vonë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë mbeti i vrarë Admir Muarataj, i cilësuar si ‘koka’ e bandës. Ndërkaq, grabitësit e tjerë u larguan bashkë me shumën e parave.

Admir Murataj ishte i shpallur në kërkim si organizator edhe i dy grabitjeve të mëparshme në po të njëtën zonë.

grabitja-1.jpg