Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri në Elbasan, ku mësohet se është plagosur Ardian Çapja. Autorët pas ngjarjes kanë braktisur makinën në zonën e Fushë Mbretit, ndërsa më pas i kanë vënë edhe zjarrin. Brenda në makinë ka patur fishekë, nga shpërhimi i të cilëve ka mbetur i plagosur edhe zjarrëfikësi që po punonte për shuarjen e flakëve. Çapja dhe zjarrëfikësi janë nisur me urgjencë drejt spitalit, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 08.06.2020, rreth orës 09.37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur per ndihmë mjeksore shtetasi A.Ç.,rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.