
Ngjarja e Velipojës, a janë të regjistruara armët e përdorura?
Bledi Çuçi: Në lidhje me databazën e armëve që qarkullojnë pa leje, do të ishte utopi të besonim që jo shteti shqiptar që trashëgon një histori të errët të shpërndarëve të armëve pa asnjë kriter në pothuajse cdo shtëpi, por cdo shtet nuk mund të ketë një databazë të armëve që nuk janë me leje. Ajo që bëjmë, është të mundohemi të parandalojmë përdorimin e këtyre armëve. Rastet që na vijnë nga prokuroria pengojnë punën e policisë në këtë drejtim.
Po mbi të gjithë, duhet të reflektojnë gjykatësit që nuk kanë kaluar ende procesin e Vettingut, dhe që operojnë rëndom me parimin ‘Kap ça të kapësh’. Sepse Policia e Shtetit ndalon, por nuk dënon shkelës e kriminelë, ata i dënon GJYKATA.
Mjafton t’ju marrë një shembull:
Ne kemi shtrënguar masat kundër armë mbajtjes pa leje, ku vetëm këtë muaj, pra në Qershor, në tri raste si ai i Shkodrës, Vlorës dhe Fierit, janë ndaluar në flagrancë nga strukturat e Policisë së Shtetit për armëmbajtje pa leje, tri shtetas, madje në një rast arma e zjarrit që mbahej pa leje kishte fishek në fole gati për qitje.
A donin shqiptarët më shumë se kurrë, sot dhe sic kanë reaguar nga një ngjarje, a do donin shqiptarët që të ishin në burg këta persona, kështu që prandaj bëjmë thirrje që ligji të zbatohet.
Lidhur me shtimin e xhandamërisë, këto janë diskutime, nuk ka një projekt konkret sepse nuk shihet një arsye e fortë ekstra, kur edhe vënde që e kanë këtë strukturë po e shkrijnë së bashku me policinë.