Nga shtimi në peshë te rritja e tensionit, e dini që stresi...

Nga shtimi në peshë te rritja e tensionit, e dini që stresi kronik po ju sëmur çdo ditë nga pak

375
0

Stresi është një ndër armiqtë që po rrezikon gjithmonë e më shumë jo vetëm shëndetin mendor, por edhe atë fizik të shumë njerëzve në të gjithë botën, duke shkaktuar ndryshime negative në sistemin imunitar dhe funksione të tjera biologjike.

Po për çfarë lloj ndryshimesh bëhet fjalë? Stresi kronik pengon sistemin imunitar të mbrojë trupin nga sëmundjet dhe patogjenet. Ai ndikon gjithashtu negativisht tek funksioni i qelizave dhe zhvillimin e inflamacionit. Si pasojë, ju bën më të prekshëm ndaj problemeve të mëposhtme:

 

1.Shtim në peshë: Stresi kronik mund të shkaktojë një rritje të vogël të niveleve të hormoneve të urisë, të quajtura glukokortocoide. Nëse niveli i këtyre hormoneve është i lartë, rritet edhe dëshira juaj për të ngrënë. Rezultati është shtimi në peshë, deri në obezitet.

 

2.Rritje të nivelit të lartë të tensionit: Siç mund ta keni dëgjuar, stresi lidhet ngushtë me instinktet e trupit  lufto ose duro, që zhvillohen për të ndihmuar njerëzit për të shmangur ndodhitë e këqija. Për t’i mbijetuar një situate jetë a vdekje, stresi ndez sistemin nervor simpatetik, që nga ana tjetër rrit tensionin e gjakut, kështu gjymtyrët dhe muskujt janë gati për aksion. Asnjë nga këto nuk është një gjendje e përkohshme. Me kalimin e kohës, nivelet e larta të tensionit të gjakut mund të ndërhyjnë në zemër dhe të çojnë në dëmtim dhe bllokim të arterieve.

 

3.Akne: Pak rëndësi ka nëse stresi është akut ose kronik, ai mund të shkaktojë probleme edhe në lëkurë. Kjo ndodh sepse hormonet stresit ,sidomos kortizoli, mudn të rrisin prodhimin e yndyrës në lëkurë dhe qarkullimin qelizave. E gjitha kjo përkthehet në shfaqjen e puçrrave në fytyrë, si dhe probleme të tjera me lëkurën.