Nga orari i ekspozimit në diell tek kremi. Këshillat e ISHP për...

Nga orari i ekspozimit në diell tek kremi. Këshillat e ISHP për shëndetin e lëkurës

347
0

Sot termometri shënon 41 gradë në qytetin e Beratit, ndërsa temperaturat do të jenë të larta edhe në qytetet e tjera si Tirana, Durrësi, Shkodra, Lezha etj. Për ata që po pushojnë në plazh dhe të tjerë të cilët duhet të përshkojnë rrugë në këmbë gjatë këtyre ditëve të nxehta, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa rekomandime për të mos rrezikuar ndaj rrezeve të forta të diellit dhe si të mbrojmë lëkurën nga sëmundjet që shkaktojnë. ISHP këshillon edhe shmangien e solarit në qendrat estetike dhe jo pa arsye.

ISHP:

-Vendosni kremin e diellit çdo ditë, të paktën 15 minuta para se të dilni në plazh. Zgjidhni krem me faktor të lartë mbrojtës dhe me mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB.

-Riaplikojeni të paktën çdo 60 minuta ose edhe më shpesh nëse djersisni apo notoni. Mos harroni që dielli reflekton edhe në rërë dhe në ujë. Kjo mund t’i bëjë rrezet 80 % më intensive.

-Mbani syze dielli dhe lente kontakti që ofrojnë mbrojtje totale UV.

 

-Mbani kapelë të gjerë.

 

-Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve të nxehta, 10:00-14:00.

 

-Kujdesuni në mënyrë të veçantë për lëkurën e fëmijës suaj.

 

-Shmangni solarit në qendrat estetike. Ato rrisin mundësinë për melanomë me 75 %.