Nuk ka asgjë zyrtare sa I përket arsyeve që larguan Nevil Deden nga pankina e Tiranës. Fakt është që tekniku mori këtë vendim pas debatit me presidentin Halili pak përpara ndeshjes kundër Laçit dhe që lidhej me formacionin. Përfundimi dihet. Skuadrën e drejtoi Tefik Osmani, teksa bardheblutë u mundën 1-0. Pas disfatës, drejtori sportiv ka marrë përgjegjësitë, teksa ka lënë sërish në hije atë se çfarë do të ndodhë me pankinën. Ja deklartatat e Osmanit për “Supersport” menjëherë pas ndeshjes:
DEDE
“E di që të gjithë njerëzit mezi kanë pritur që të mbarojë ndeshja, unë e marr përsipër që në ditët në vazhdim do të dal dhe do të sqaroj gjithçka çfarë ka ndodhur”.
HUMBJA
“E marr unë përgjegjësinë e ndeshjes sot, unë nuk i trembem përgjegjësive. Nuk ka asnjë tjetër përgjegjësi për këtë humbje me Laçin”.
DEDE-HALILI
“Unë e thashë, deri sa kam dalë këtu, do të dal në ditët në vazhdim dhe do të sqaroj gjithçka. Kam dalë këtu që të them 2 fjalë, aq sa unë kuptoj nga futbolli për ndeshjen e sotme”.
TRAJNERI I RI
“Të jeni të sigurtë që unë nuk largohem nga përgjegjësitë. Ne kemi një staf, është një president. Unë besoj shumë, dua t’i falenderoj, vërtet kanë punuar dhe më kanë ndihmuar shumë”.
PERPLASJA PER FORMACIONIN
“Unë e di ku doni të dilni. Ne kërkonim që sot të ishte një ndeshje, që në rast humbje na rrezikonte shumë për objektivin e madh dhe e dinim që duhej të fitonim me patjetër. Futja e Danson na dha më shumë forcë në fazën sulmuese. Ne nuk dorëzohemi kurrë, edhe unë, edhe klubi që më ka emëruar mua. Duroni deri nesër dhe pasnesër për vendimin”.