Nga kolesteroli deri tek sistemi tretës, të gjitha përfitimet e uthullës së...

Nga kolesteroli deri tek sistemi tretës, të gjitha përfitimet e uthullës së shegës dhe si ta përgatisni në shtëpi

440
0

Kjo uthull me ngjyrë të kuqe të ndezur karakterizohet nga ëmbëlsia frutore e ndërthurur me aciditetin e mprehtë, që së bashku shpalosin vlerat e mëposhtme:

 

Sistemi tretës

 

Uthulla e shegës është e pasur me acid acetik që ndihmon sistemin tretës duke rritur aftësinë e organizmit për të përthithur ushqyesit e dobishëm nga ushqimet që konsumojmë.

 

Shtoni uthullën e shegës në sallatën tuaj të preferuar ose pijeni atë duke tretur një deri në 2 lugë gjelle uthull shege në një gotë me ujë dhe konsumojeni përpara ose gjatë vakteve.

 

Përthithja e kalciumit

 

Njerëzit që vuajnë nga intoleranca ndaj produkteve të bulmetit kanë nevojë për burime alternative të kalciumit siç janë: spinaqi, brokoli ose hudhra.

 

Nëse shtoni një pikë uthulle të shegës në këto ushqime, trupi do të përthithë kalciumin më lehtë se zakonisht.

 

Kolesteroli dhe tensioni i gjakut

 

Studimet tregojnë se, uthulla e shegës mund të ulë kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

 

Në mënyrë indirekte, uthulla e shegës ndihmon në uljen e shanseve të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.

 

Zhbllokon arteriet

 

Studimet thonë se uthulla e shegës mund të jetë një kurë për arteriet e bllokuara, hipertensionin dhe qelizat e dëmtuara.

 

Si të përgatisni uthullën e shegës në kushtet e shtëpisë

Receta e AgroWeb.org për përgatitjen e uthullës së shegës në kushtet e shtëpisë është mjaft e lehtë për t’u provuar.

 

Do t’ju nevojiten katër kilogramë shegë nga të cilat mund të prodhoni një litër uthull shege, pas filtrimit dhe avullimit.

 

Përgatitja:

Pasi keni shtrydhur kokrrat e shegës, hidheni lëngun në një enë qelqi.

 

Mbajeni në frigorifer për dy ditë, gjatë së cilave, mbetjet e kokrrave do të bien në fund të enës. AgroWeb.org ju këshillon që kokrrat e shtypura mos t’i hidhni sepse ato janë burim fibrash dhe mund të konsumohen.

 

Filtrojeni lëngun me kujdes dhe hidheni në një enë qelqi. Mbulojeni enën me një napë dhe izolojeni mirë me llastik. Enën ruajeni në një hapësirë të errët. Lereni lëngun të fermentohet për 30 ditë.

 

Më pas, filtrojeni për herë të dytë. Lëngu i përftuar duhet të fermentohet sërish për rreth 2 javë të tjera. Në fund të këtij procesi, duhet ta filtroni uthullën e përfituar për një herë të fundit.

 

Ruajeni uthullën e filtruar në një shishe të veçantë dhe mbajeni në frigorifer. Në fillim shija do të jetë tepër e mprehtë dhe e athët, por më pas do të zbutet. Mund ta përdorni uthullën në recetat tuaja.

 

Burimi i përgatitjes: AgroWeb