Nga e hëna ‘Ruga e Kombit’ me pagesë, kuksianët nuk do rrinë...

Nga e hëna ‘Ruga e Kombit’ me pagesë, kuksianët nuk do rrinë të qetë, paralajmëron deputeti: Mblidhemi në orën 11:00

581
0

Nga e hëna kalimi në rrugën e Kombit fillon me pagesë. Mirëpo, duket se edhe këtë herë qytetarët e Kukësit nuk do të rrinë të qetë. Nëpër rrjetet sociale janë shpërndarë njoftime për organizimin e protestave. Një ndër ta është edhe deputeti i PD, Agron Shehaj. Ky i fundit shprehet se banorët do të ngrihen sërish në protestë dhe si duket është caktuar në orën 11:00, ndërsa thekson se do të jetë edhe ai i pranishëm për të mbështetur banorët.   “Të hënën, në orën 11.00, banorët e Kukësit do të ngrihen përsëri kundër taksës së Rrugës se Kombit një vjedhje e turpshme e oligarkëve dhe qeverisë së korruptuar. Unë dhe aktivistë të tjerë do t’i bashkohemi protestës në mbështetje të banorëve, kundër pushtetit grabitqar. Ju bëj thirrje të gjithëve, nga e gjithë Shqipëria, t’i bashkohemi protestës dhe t’ju japim një mesazh të qartë pushtetarëve të korruptuar që shqiptarët nuk durojnë dot më!”, shprehet deputeti demokrat.