Nga cili shtet bashkatdhetarët po dërgojnë para më shumë e nga cili...

Nga cili shtet bashkatdhetarët po dërgojnë para më shumë e nga cili më pak (Dokument)

776
0

Sipas Vjetarit statistikor për vitin 2016 që është publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në vitin 2015, vlera e dërgimeve të dërguara nga bashkatdhetarët  ka arritur kulmin që nga pas lufta.

Dërgesat në forma të ndryshme gjatë vitit të kaluar kanë qenë në vlerë prej  752 milionë euro, deri sa në vitin 2014 kanë qenë 693 milionë euro.

Primatin për dërgesa e mban Gjermania me 38.8 për qind të vlerës prej 752 milionë eurove, raporton lajmi.net

Po në vitin e kaluar, e dyta për dërgesa është radhitur Zvicra me 22, 2 për qind, SHBA-të me 8.4 për qind,  Italia radhitet me 5.1 për qind,  Britania e Madhe me 3.0, Austria me 3.3, Belgjika me 2.2, Suedia me 2.9, Franca me 3.3, Norvegjia me 1.8, Sllovenia me 1.3 për qind, Kanada me 1.1 dhe e fundit është Danimarka me 0.4 për qind. /Lajmi.net

Shperndaje