Nga ataku kardiak i shoferit te defekti teknik në autobus/ Ekspertët flasin...

Nga ataku kardiak i shoferit te defekti teknik në autobus/ Ekspertët flasin mbi shkaqet e aksidentit tragjik. Ministri i Brendshëm: Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë!

354
0

Një tragjedi ndodhi sot në Bullgari ku një autobus me 52 pasagjerë, kryesisht shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, mori flakë në autostradën e Stumës. Zyrtarisht raportohet për 45 viktima, ndonëse mediat vendase bëjnë me dije për 46 jetë të humbura.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën edhe shoferi, ndërkohë që raportohet se ishte e pamundur hapja e dyerve të mjetit pasi autobusi u përfshi në flakë. 7 persona ia dolën të dalin nga dritaret dhe ndodhen në spital, me dëmtime dhe djegie në trup. Ndërkaq mediat bullgare kanë pyetur ekspertët rrugore mbi shkaqet e mundshme të aksidentit.

 

Drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar, Borislav Sarafov, thotë se shkak mund të jetë bërë një gabim njerëzor, problem teknik në mjet. Një tjetër version është që shoferin mund ta ketë zënë gjumi.

 

Kreu i Institutit për Siguri Rrugore dhe ish-drejtues i Policisë Rrugore,Bogdan Milçevit, tha se shkak mund të jetë dhe një atak në zemër apo ndonjë problem tjetër që mund ti ketë ndodhur shoferit duke bërë që ai të humbasë kontrollin e automjetit. Ai gjithashtu shprehet se në Bullgari është dhe shpejtësia më e lartë e lejuar pavarësisht rrugëve.

 

Një tjetër eksperte e sigurisë rrugore, Diana Rusinovës, deklaron se shkak mund të jetë mungesa e sinjalistikës në rrugën ku ndodhi tragjedia. Ministri i Brendshëm i Bullgarisë Boyko Rashov tha se një aksident të ngjashëm nuk i kishin parë sytë.

 

“Pamjet janë rrëqethëse. Detajet e tragjedisë duhet të hetohen. Është e vështirë të shohësh atje, shumë e vështirë. Nuk e di nëse duhet të tregojmë detajet në këtë moment. Nuk kisha parë asnjëherë diçka të ngjashme. Njerëzit janë kthyer në hi”, tha ai.