Duket se të gjithë dëshirojnë që të humbasin peshë, por ka nga ata që do të bënin gjithçka që të shtonin disa kile. Duhet të bëni kujdes si shtoni në peshë. Vërtetë është e lehtë nëse shtoni çokollatat dhe pijet me gaz, por nuk është kjo zgjidhja.
Ju sjellim një listë si të shtoni në peshë shëndetshëm!
- Hani më shumë proteina
Muskuli është i përbërë nga proteina dhe pa ato, shumica e kalorive shtesë përfundojnë si yndyrë e trupit (dhjam). Ushqime të pasura me proteina janë mishi, peshku, vezët, produkte të qumështit, arrat etj.
2.Hani të paktën 3 vakte të bollshme dhe hani midis vakteve
Sigurohuni të hani të paktën tre vakte në ditë dhe mundohuni që të konsumoni diçka si fruta të thata midis vakteve.
3.Hani ushqime me salca dhe erëza
Një ndër gjërat më problematike të njerëzve nënpeshë është se nuk kanë oreks për ushqim dhe zakonisht e kanë të vështirë ta përfundojnë vaktin. Kështu shtoni salca dhe erëza për t’i dhënë shije.
- Ushqime që do t’ju japin energjinë e nevojshme
Arra, bajame, kikirikë, rrush i thatë, hurma, qumësht, kos, djathë, tërshërë, patate të ëmbla, mish pule, gjalpë kikiriku, çokollatë e zezë.