Nëse edhe ju e teproni me ushqimin gjatë dhjetorit, bëni këtë supë...

Nëse edhe ju e teproni me ushqimin gjatë dhjetorit, bëni këtë supë herë pas here

380
0

Kjo është receta detox e një supe mjaft të thjeshtë: e pasur me ushqime që kanë veti të largojnë fryrjen e barkut, do t’ju bëjë të ndiheni të lehtë gjatë periudhës intensive të festave, por edhe do t’ju ngrohë në ditët e ftohta.

 

Përbërësit:

 

1 qepë

 

4 patate të zjera

 

200 gr spinaq i ngrirë

 

200 gr thjerrëza të gatuara ose në kanaçe

 

Piper

 

Kripë

 

Grini qepën imët dhe kavardiseni me pak vaj ulliri. Shtoni dhe spinaqin dhe lëreni disa minuta të marrë shije. Më pas shtoni patatet e ziera dhe thjerrëzat. Në fund shtoni pak brodo të ngrohtë dhe lëreni të ziejë në zjarr të ngadaltë për 10 minuta.

 

Më pas frulojeni supën me mikser: është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur dhe shumë e shëndetshme për stomakun tuaj!