Neranxi: Metamorfoza e nje deputeti, Taulant Balla nga politikan, ne agjent marketingu!

Neranxi: Metamorfoza e nje deputeti, Taulant Balla nga politikan, ne agjent marketingu!

382
0

Nga Nikollaq Neranxi

 

Nuk arrija tu besoja syve teksa shihja kete video! Taulant Balla, deputet i Kuvendit te Shqiperise, duke i bere marketing te paster dhe te pacipe nje kompanie private. E pashe videon deri ne fund per te kuptuar arsyen e vizites se nje deputeti ne kete Kompani private, por nuk gjeta asgje. Mendova mbase dikush atje ka bere ndonje shpikje qe do ta coje perpara ekonomine, ose ka bere ndonje veper tjeter ne sherbim te komunitetit, por perseri nuk gjeta. Ishte nje kompani duke bere punen e saj te perditshme dhe Taulanti qe vinte verdalle duke bere reklame . Tani, une e kuptoj mire qe pushtetaret sot ndihmojne miqte e tyre ose me keq, promovojne bizneset e tyre, por jo kaq hapur dreqi e mori! Ju ka plasur cipa fare!

 

Taulant, kam nje pyetje per ty, mbi cfare kriteresh u bazove kur e quajte Kompanine e mikut tend ose tenden, “si standartin me te larte te lendeve te para te industrise prodhuese ushqimore”? Kur e the kete a mendove se po iu ben padrejtesi kompanive te tjera qe kryejne te njejtin aktivitet?

 

Natyrisht qe nuk e mendove dhe as te behet vone fare!

 

Pra ti “impresionohesh” nga nje kompani qe ka punesuar 50 vete dhe nuk te ben pershtypje Kompania Neranxi psh qe ben nje aktivitet te ngjashem, qe ka punesuar mbi 400 veta dhe iu jep bursa falas 1000 te rinjve cdo vit, qe te behen specialiste te kulinarise!

 

Apo nuk shkon aty ti, meqe pronari nuk di ti beje fresk asnje pushteti, madje ka edhe kurajo te denoncoje!!!

 

Ky eshte nje precedent shume i rrezikshem dhe per kete arsye, jam konsultuar me avokatet e mij dhe ata bien dakord qe kjo eshte nje shkelje e rende ligjore ( ligje qe i ke miratuar vete) si dhe cenim i konkurrences se lire. Keshtu qe ne cilesine e Kryetarit te Shoqates per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise, por edhe si sipemarres, ju bej me dije se kemi vendosur te hapim nje proces gjyqesor ndaj deputetit Balla dhe me pas ndaj cdokujt qe e e perdor mandatin per interesa personale!

 

Takohemi ne gjyq Taulant!

 

Shënim: Ne nuk po e publikojmë videon qe publikoi ne faqen e tij ne Facebook deputeti Taulant Balla për te mos bere reklame te papaguar!