Në fillim zjarret, më pas përmbytjet! Tani australianët duhet të ruhen edhe...

Në fillim zjarret, më pas përmbytjet! Tani australianët duhet të ruhen edhe nga merimangat vdekjeprurëse

397
0

 

Australia këtë vit është ndeshur me zjarre ekstreme, përmbytje dhe breshër përgjatë ditëve të fundit.

 

Por tani ekspertët po paralajmërojnë njerëzit që të kujdesen nga disa merimanga vdekjeprurëse për shkak të “kushteve të përsosura” të cilat lejojnë që merimangat e llojit arachnid të shumohen.

 

“Për shkak të shiut të rënë ditëve të fundit dhe ditëve të nxehta të cilat po kalojmë, këto merimanga do të jenë prezente,” tha zëdhënësi i parkut Australian të Reptileve Daniel Rumsey në një video të postuar në Facebook.

 

“Këto merimanga janë një nga merimangat më të rrezikshme në planet, nëse ato kafshojnë njerëzit, dhe ne duhet ti trajtojmë ato shumë seriozisht,” vazhdon fjalën e tij zëdhënësi në fjalë.

 

Australia është shkatërruar nga zjarret më të rënda që janë parë ndonjëherë në dekadat e fundit që kur filloi sezoni i zjarrit në fund të korrikut. Të paktën 28 njerëz kanë vdekur në mbarë vendin  dhe vetëm në shtetin e New South Wales, më shumë se 3000 shtëpi janë shkatërruar.