NË DITËLINDJEN E ROLANDOS…

NË DITËLINDJEN E ROLANDOS…

632
0

Na mblodhi, ashtu siç di vetem ai. Siç di perherë njeriu më zëmër të mirë, me shpirt prej atdhetari, me virtytet e një shqiptari të pashoq z,Ndue Ftoni. Ne miqtë, shokët, të rinj e të vjeter, të afermit, të gjithë çdo sezon veror, tanime jemi mësuar të na mbledhin në një darkë, apo drekë Shqiptaro – Amerikani Ndue Ftoni dhe kësaj rradhe, jo vetëm që nuk e prishi rradhen e çdo sezoni veror, por kësaj here i dha një tjeter vlersim.

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz duke buzëqeshur, njerëz që qëndrojnë

Kësisoj në mjediset e  Blu Skay, u be një dasëm e vertetë, rreth 200 të ftuar në ditëlindjen e Rolandos, djalit të Ndue Ftonit. Ishte ditëlindja e 15-të, e cila u festua kaq madhërishem, sa nuk ka ku të shkojnë më tej. Kjo mbrëmje feste, ishte e të gjithëve, e motrave të Rolandos, të cilat festojnë dhe gëzojnë ashtu siç dijnë dhe u thotë zemra motrave për vllaijn.

Fotografia e Ramazan Çeka

Natyrisht që Ndue Ftoni, s’bashku me gruan e tij Filen, këtë mbrëmjë nuk u ulën thuajse për asnjë minut në tavolinë, gjithë këto orë feste i kalojnë duke pershendetur të ftuarit e tyre në këtë mbrëmjë. Dhe po të gjithë u thone: 100 vjeç u bëftë djali i juaj Rolando! Një njeri me zëmër të tillë si Ndue Ftoni,nuk mund të veprojnë ndryshe, veçse kështu. Në sofren e tij bujare ka të ftuar shkrimtar e artist, gazetar e biznesmen , diplomat e puntor. Ja Fadil Kraja Mjeshter I Madh gjithënjë i pranishem se bashku me dr,Zylin, kolegun tonë Çesk Shllaku , mjeshtrin e portës shkodrane Paulin Ndoja, këngëtarin Hajro Pepa, kjo është njëra nga tavolinat Vip. Por të gjitha këto tavolina Vip.

Fotografia e Ramazan Çeka

Diku më tej artistë të ardhur nga Tirana, pak me tej Gjergj Leqejza me kryetarin e shoqates Dukagjini Ndue Sanaj, dhe shkrimtaret Prelë Milani e Lazer Kodra, si dhe gazetaren nga Tirana Englantina Alliu. Si gjithënjë Tv Kopliku, i njohur si mbeshtetes dhe promovues i këtyre vlerave qe percjellë Ndue Ftoni nuk kishte se si të mos ishte prëzënt me titullaret e vet.

Fotografia e Ramazan Çeka

Të gjithë e kanë uruar u bëfsh 100 vjeç Rolando! Edhe revista “Fjala” ka perzgjedhur më këtë rastë ti dhurojnë logon e vetë Rolandos , ku akrepat e ores së jetës së tijë të vazhdojnë trokllimen e bukur edhe për 100 vite. Ndërkaq Kadri Fikaj ka kryer dertyren duke i kushtuar disa vargje. Po kështu edhe Ilmi Kurti në ëmër të shoqates qe ai kryeson i ka dhuruar këndëshëm Rolandos xhupin e “Tij”.

Fotografia e Ramazan Çeka

Këngë dhe humor nga artistë si Prëkë Mrishaj, e Bes Çinari dhe ne fund torta, kjo ishte madheshtia e kësaj mbrëmje ditëlindje, ku natyrshem fotot e kësaj mbrëmje na vijnë nga miku dhe poeti ynë i të gjithëve Ramazan Çeka.

Fotografia e Ramazan Çeka

Ndaj të gjithë me zëmër dhe shpirt i urojmë gëzuar ditëlindjen Rolando Ftoni!

Shperndaje