Në burg për tenderin 1 milionë dollarë, Thoma Gëllçi padit RTSH-në: Dua...

Në burg për tenderin 1 milionë dollarë, Thoma Gëllçi padit RTSH-në: Dua 5 paga për shkarkimin

560
0

Padia e Gëllçit per shkarkimin nga puna. Ne Gjykatën Administrative është duke u zhvilluar seanca e parë. Ish drejtori i arrestuar nga Spak, përfaqsohet nga avokati Dorian Matlia. Avokati Dorjan Matlia ka paditur TVSH se nuk ka hapur garen pas drejtues pas shkarkimit te Gëllçit. Matlia tha në Gjykatë se Thoma Gëllçit duhet t’i jepen 5 paga.

“Po, sepse Thomai pasi u shkarkua do të garonte prapë. Përveç dëmit ekonomik ka edhe dëm moral.

Mbarimi i mandatit eshtë hapi pare precedurial për të vijuar me shpalljen e garës, e me pas paraqiten kandidaturat, platforma dhe fituesi”-tha avokati.

Kujtojmë se me 11 tetor Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka lënë në burg ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi dhe tre të tjerët, Julian Tapinë, Alban Malavecin dhe Ervin Murajn.