Ndryshojnë gjërat tek Brazili, Neymar nuk është kapiteni, ja kush e zëvendëson

Ndryshojnë gjërat tek Brazili, Neymar nuk është kapiteni, ja kush e zëvendëson

507
0

Situata ka ndryshuar në skuadrën kombëtare të Brazilit, para fillimit të Kupës së Amerikës.

 

Neymar JR nuk do të jetë më lojtari që do ta mbaj shiritin e kapitenit, pas vendimit të fundit të selektorit Tite.

 

Këtë ‘barrë’ do ta marrë shoku i skuadrës së Neymar tek PSG, Dani Alves, i cili do të jetë lideri i skuadrës për turneun e Kupës së Amerikës.

 

Neymar ishte emëruar kapiteni permanent i skuadrës kombëtare në shtatorin e vitit 2018, pikërisht nga Tite, por së fundmi gjërat kanë ndryshuar, transmeton lajmi.net.

 

Këtë vendim, trajneri i Brazilit ia ka kumtuar yllit Neymar gjatë së shtunës, siç thuhet në deklaratën zyrtare të kombëtares ‘Seleçao’.

 

Neymar këtë edicion me PSG ka shënuar 23 gola në të gjitha kompeticionet. Ai ka vuajtur për një kohë të gjatë nga një lëndim, por pritet të jetë në maksimumin e tij për Kupën e Amerikës.