Në një mbledhje të mbajtur sot nga Ministria e Brendshme për ndryshimet në Kodin Rrugor për vitin 2020 ka folur ministri Sandër Lleshaj.
I pranishëm ka qenë edhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Ai është shprehur se numri i viktimave të aksidenteve rrugore është shumë i lartë, prandaj ministria do të marrë masa duke rritur masën e ndëshkimit të gjobave, por edhe duke vendosur rregulla të reja që do të sillnin ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve.
“Do të bëjmë teste të vazhdueshme psikologjike”, është shprehur ai, “si dhe do të shtohet numri semaforëve në Tiranë dhe do të vendosim semafor në çdo qytet”.
Ministri ka folur edhe për target e reja që priten të vijnë së shpejti, si edhe për makinat e blinduara që përdoren nga organizata kriminale.
Fjalimi i plotë i tij:
“Do të bëjmë shtim të masave të akteve ligjore për kufizimin e celularit gjatë përdorimit të mjetit, alkoolit po ashtu. Ende ka një sjellje të lartë të papranueshme, gara shpejtësie e narkotikë.
Kur udhëtohet me fëmijë duhet e njëjta mbrojtje si në BE, me karrige të posaçme. Sjelljet agresive që bien në sy në rrugë. Presioni ndaj atyre që ecin normalisht.
Kjo presion që i shkon tjetrin ngjitur që e detyron tjetrin të largohet ose të eci shpejtë, kjo do të rregullohet. Rritja e përgjegjshmërisë për përdoruesit e rrugës. Kërkohet një program i gjerë masash.
Teste të vazhdueshme psikologjike. Në raste e drejtuesve që nuk sillen normal. Do bëjmë testin e “idiotëve” që quhet në vendet e tjera. Si dhe trajnimi i vlerës së lejes së drejtimit.
Përdorimi i teknologjisë moderne në përmirësim dhe rezultate të reja. Sensor dhe pajisje të tjera. Do të duhet që të rregullohen. Do të rriten masat. Do të kursej burimet e policisë. Targat inteligjente, do të vijojmë me to.
Një aspekt tjetër është kërkimi i masave për të rritur përgjegjësinë e autoshkollave. Nuk është vetëm thashethem por në shumë raste autoshkollat nuk plotësojnë detyrat për shofer të aftë.
Kanë një armë të madhe që e merr me vete kur përdoret keq. Do gjejmë mënyra për këto autoshkolla për nxënësit që nxjerrin. Do të kërkojmë akreditim. Bashkëpunim me agjencitë shtetërore, mes dy ministrive.
Duhet të ndërtojmë instrumente të përshtashme për trafikun rrugor, ti monitorojmë. Pushteti vendor të futet më mirë në këtë punë. Semafori është vetëm në Tiranë, në Shqipëri nuk ka semafore përveç në Tiranë.
Ka ardhur koha të investojmë në këtë fushë. Nuk është ndonjë gjë e madhe. Në fund të muajit shkurt do të kemi një tryezë tjetër në vijimësi të kësaj. Kufizimi i elementeve të krimit në rrugë.
Vrasjet mafioze ndodhin me mjete të vjedhura më së shumti. Do ta kufizojmë këtë, me targat e reja që të mos bëhet në dy mjete. Ta kufizojmë hapsirën për të përdorur makinat si armë. Mjetet e blinduara.
Janë në përdorim masiv të kriminelëve dhe kjo nuk do të tolerohet. Nuk e lëmë policinë në këtë situatë, policia ka shumë pak automjete të tilla.