Politika ka prekur çdo fushë të jetës sonë, por askush nuk e mendonte se militantizmi apo dashuria ndaj një partie mund të të çoj dikë deri në atë pikë, sa fëmijën e vet ta pagëzojë me emrin e partisë së zemrës. Kjo gjë ka ndodhur në Kosovë, ku shtetasi Bedri Peposhi, vajzën e lindur më 29 nëntor 2015, e ka quajtur Vetëvendosje. Këtë gjë babai i vajzës i cili mësohet se jeton me familje në Belgjikë, e ka bërë të ditur duke publikuar një çertifikatë të së bijës, marrë nga gjendja civile.