‘Ndizet’ sherri mes kolegeve/ Renada ‘sulmon’ Arjolën: Rri urtë, ik nga ke ardhur! Adresa fallco nga shpella…

Sherri që nisi kur Arjola ishte në Big Brother vijon dhe jashtë. Ajo dhe kolegia e saj në “Portokalli”, Renada Caci kanë vijuar me deklaratat e ashpra për njëra-tjetrën.

Vetëm pak orë më parë, aktorja e rolit të “Luzes” ka reaguar sërish për Arjolën, pasi ka parë deklaratat e bërë nga ish-banorja e Big Brother. Pasi Arjola e quajti xheloze, duket se aktorja ka reaguar ashpër në rrjetet sociale. “Kam 13 vjet që bëj rolet e mia. Xheloze unë për dikë? Aq më tepër për filanen. Kështu që vajzë e mbarë rri urtë ose ik nga ke ardhur, ca të them unë s’je për atë punë. Dhe më lini rehat se jam në botën time, jam shumë mirë. Mos më përmend më nëpër emisione”, ka thënë aktorja në një video në Instagram, duke iu referuar Arjola Demirit.

Ndërkaq një tjetër status, “Luzja” ka shkruar në Facebook, por duket se e ka fshirë pak minuta më pas. “Mos më përzini me njerëz që as si konsideroj në jetën time. Jam rehat pa prezencën e tyre. Ata e bëjnë për vëmendje. Hej rrini pa Big Brother se ju bën mirë. Dhe ju me adresa fallco nga shpella se përndryshe do ndjek rrugë ligjore. Flm”, shkruante Renada në statusin që ka fshirë pak minuta më parë. Debati mes dy aktoreve u ndez sërish, mbrëmjen e djeshme kur Arjola foli për herë të parë për akuzat që kolegia e saj kishte bërë në kohën që ajo ishte pjesë e Big Brother.

E pyetur nga “Goca dhe gra” mbrëmjen e djeshme, Arjola u shpreh se aktorja ka xhelozi ndaj saj dhe se ajo personalisht e ka pasur shumë qejf atë.  “Ajo është xheloze profesionalisht. Unë e kam pasur shumë qejf, e së bashku me të dhe Albanën që e kam mikeshë, por ajo shpreh xhelozi. Unë s’kam gjë për ti thënë nëse ajo ka le të ma thotë mua”.– ka thënë aktorja mbrëmë. Kujtojmë se gjatë lojës, Ranada habiti të gjithë me akuzat e forta për kolegen, kur kjo e fundit u përfshi në një debat me Donaldin.

“O Donald, o yll gojën mjaltë e ke!”- shkroi ajo në statusin e parë. Më pas postoi foton e një dhie duke shkruar: “Big Brother VIP” është pasqyra që ta zbulon surratin ashtu siç e ke, o çikë. Një ditë të mbarë, miq!”. Kështu ajo ka ironizuar hapur Arjolën, duke qenë se temin “çikë” aktorja e përmend shpesh herë.

Author: vizional