Ndikim negativ në mësimdhënie, mësuesit shqiptarë ndër më të ngarkuarit në Europë

Ndikim negativ në mësimdhënie, mësuesit shqiptarë ndër më të ngarkuarit në Europë

415
0

Shqipëria është ndër vendet me numri më të lartë të nxënësve për një mësues në Europë. Pra mësuesit shqiptarë janë shumë ngarkuari. Bëhet fjalë për arsimin 9 vjeçar që në fakt është dhe më thelbësori për të ndjekur ciklet e tjera. Vendet e Bashkimit Europina kanë mesatarisht një mësues për çdo 14.7 nxënës.
Ndërsa në vendin tonë sipas Eurostat, rezulton se ka një mësues për 16.4 nxënës.
Një raport i tillë e vendos Shqipërinë në krye të shteteve europiane, në vendin e 4-t, për nga numri e lartë të nxënësve për një mësues. Po tek ne nga qarku në qark ka diferenca të theksuara, pasi dihet që zonat e thella janë braktisur dhe në qytetet e mëdha ka në shumë popullsi, për pasojë dhe numër të lartë nxënësish. Tirana është qarku me numrin më të lartë të nxënësve për një mësues me 25.3 dhe me më të ulëtin është Gjirokastra me 11.7 nxënës për një mësues.
Shumë pranë kryeqytetit është dhe Durrësi për sa i përket problemit të mbingarkesës së mësuesve me 22 nxënës për mësues.
Për një mësimdhënie sa më cilësore një nga komponetët është dhe raporti nxënës mësues dhe sa më pak i ngarkuar të jetë një arsimtar aq më shumë ndihmon nxënësit të përvetësojnë dije.