‘Ndeshja zero’/ Shpërthimi në Itali nisi nga Atalanta-Valencia

‘Ndeshja zero’/ Shpërthimi në Itali nisi nga Atalanta-Valencia

394
0

Ishte 19 shkurti dhe koronavirusi dukej ende si një skenar i destinuar vetëm për Kinën. Por pikërisht dy ditë më vonë, Italia do të njihte një shpërthim të pazakontë rastesh me koronavirus.

Deri më tani nuk dihet se nga nisi e gjitha, edhe pse flitet për ‘pacientin një’ në Codogno.

Por duket se arsyeja e shpërthimit në Itali të jetë ndeshja e 19 shkurtit në San Siro mes Atalantës dhe Valencias, e vlefshme për fazën e eliminimeve direkte në Champions League.

Mbi 40 mijë veta ishin të pranishëm në stadium, disa mendohet të prekur nga koronavirusi, por asimptomatikë. Atalanta-Valencia mund të jetë ‘ndeshja zero’, thotë për Corriere della Sera virologu Francescio Le Foche.

Ajo që tani njihet si ‘katastrofa e Bergamos’ nisi nga ajo ndeshje, beson Le Foche.

Një çmenduri me porta të hapura, mijëra njerëz që përqafoheshin dhe shtrëngoheshin duke shpërndarë diçka shumë të frikshme. Një terren ideal për virusin që më vonë u lëshua nëpër Lombardi e brenda pak ditësh kudo në Itali.