‘Nami’ në këtë qytet të Shqipërisë, 15 persona në spital, pickohen nga...

‘Nami’ në këtë qytet të Shqipërisë, 15 persona në spital, pickohen nga merimanga e zezë dhe gjarpri

418
0

Vetëm javën e fundit janë regjistruar 6 raste nga pickimi i merimangës së zezë, duke e çuar në total në 9 numrin e personave të pickuar gjatë sezonit.

 

Në spitalin Rajonal të Fierit po paraqiten edhe banorë të zonës të pickuar nga zvarranikë dhe insekte.

 

Mjeku toksikolog, Lulezim Banushaj, i cili ka asistuar pacientët, shton se javën e fundit janë paraqitur edhe 4 raste të personave të pickuar nga nepërka dhe gjarpri, duke e çuar në 6 numrin e personave të kafshuar nga zvarranikët gjatë kësaj vere.

 

 

Rastet në fjalë kanë ardhur nga zonat e Cakranit, Mallakastra, apo Roskoveci, ku fermerët në këtë periudhë janë të ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi.

 

Mjekët thonë se të gjithë personat e pickuar nga merimanga dhe zvarranikët i kanë shpëtuar rrezikut nga vdekja, pasi kanë mbërritur shpejt në spital