Strukturat e Administrates Doganore te Deges Murriqan, ne Shkoder, kane sekuestruar 137 steka cigare, te cilat pretendonin ti kalonin kontrabande. Bazuar ne analizen e riskut nga ana e strukturave doganore eshte derguar ne vijen e dyte te kontrollit automjeti i tipit Wolsvagen pasat, drejtuar nga shtetasi me inicialet P.P. Pas kontrollit te hollesishem u gjeten ne brendesi te ketij mjeti, te fshehura ne pjeset e gomes rezerve dhe shasise, 70 steka cigare Donatela dhe 67 steka cigareTrokadero. Pas ketij konstatimi eshte ndaluar nga strukturat doganore shoferi P.P. ndersa procedurat i kane kaluar per ndjekje policise gjyqesore te rrethit Shkoder per veprën penale: “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, parashikuar nga neni 172, të K. Penal .