‘Mungesa e paqes përmbys një shoqëri të tërë’, Thaçi: Shqipëria dhe Kosova...

‘Mungesa e paqes përmbys një shoqëri të tërë’, Thaçi: Shqipëria dhe Kosova SHEMBULL për të gjithë

447
0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Konferencen Ndërkombëtare “Feja si një instrument për paqen” të organizuar në bashkërendim me Departamentin e Shtetit të SHBA, foli për rolin e fesë në Shqipëri dhe Kosovë si dhe impaktin që ajo ka në të gjitha shoqëritë njerëzore.

‘Kur nocioni paqe mungon, një shoqëri njerëzore rrezikohet në themel, gjithçka kthehet mbrapsht dhe përmbyset. Humb siguria dhe pa të gjithçka vihet në pikëpyetja. Për të ruajtur paqen duhet siguria dhe toleranca.

Ne duhet të kuptojmë njëri-tjetrin pa marrë parasysh diferencën raciale, gjinore, etnike. Duhet të pranojmë tjetrin, sepse ne të gjithë, para zotit jemi të barabartë.

Kur nuk ka tolerancë fetare dhe politike, gjithçka humbet. Ata që nuk mendojnë që të gjithë njerëzit janë të barabartë, nuk janë besimtarë të devotshëm dhe padyshim nuk mund të perceptohen si garantues dhe përhapës të paqes.

Kombi shqiptar jep një shembull shumë pozitiv për gjithë botën. Shqiptarët kanë bashkëjetuar dhe po bashkëjetojnë në mirëkuptim dhe tolerancë. Është një vlerë e tyre tradicionale që duhet ruajtur dhe pasuruar.

Edhe në Kosovë, ne nuk lejuam që në luftën tonë për liri dhe pavarësi të implikohet feja. Asnjëherë nuk kemi pasur konflikt fetar. Edhe gjatë viteve të luftës, nuk lejuam që asnjë objekt fetar të prekej apo të dëmtohej. Roli i bastioneve fetare mbetet themelor për paqen.

Ne, në Kosovë jemi përballur edhe me radikalizmin dhe ekstremizmin, por kemi reaguar me vendosmëri dhe shpejtësi maksimale. SHBA e ka vlerësuar Kosovën si kampion rajonal kundër ekstremizmit.

Mbajtja gjallë e frymës së tolerancës dhe paqës është sfidë dhe e tillë do të ngelet edhe në të ardhmen.

Toleranca është vlera pa të cilën ne nuk mund të ndërtojmë një shoqëri që është në paqe, me veten dhe me zotin’, tha Thaçi.