Mrekulli në Indi, gruaja lind dy binjakë në moshën 74-vjeçare

Mrekulli në Indi, gruaja lind dy binjakë në moshën 74-vjeçare

465
0

 

Një 74-vjeçare në Indi ka vendosur rekordin si nëna më e vjetër në botë. Erramatti Mangayamma solli në jetë dy vajza binjake me prerje cezariane. E martuar që nga viti 1962 ajo nuk kishte fëmijë, por kur mësoi se një fqinje e saj kishte lindur në moshën 55-vjeç, pasi mbeti shtatzëne me fekondim in vitro, ajo vendosi të provonte fatin dhe iu drejtua mjekëve. Në fillim mjekët kishin dyshime të forta për moshën e nënës së ardhme, por gjendja e saj fizike  mirë i bindi ata që tija realizonin ëndrrën çiftit. nëna nuk do të jetë në gjendje të ushqejë fëmijët e saj me gji, por çdo gjë tjetër duket se është në rregull.

 

Të pyetur se si do tija dilnin për të rritur dy fëmijë të vegjël, për shkak të gjendjes së tyre, çifti u shpreh se çdo gjë ishte në dorë të zotit. Por për fat të keq, vetëm një ditë pas ngjarjes së lumtur, burri pësoi një goditje në tru dhe u shtrua në spital.