Motra e Markos nga Tropoja!

Motra e Markos nga Tropoja!

737
0

Nga Nadia Sokolaj/  Paris

 

Dua te ndaj me ju nje tregim qe ndofta vetem familja ime e din dhe qe me duket interesant per audiencen ta tregoj duke qene se Tropoja ditet e fundit ka qene ne qender te diskutimit si pasoje e filmit te ashtuquajtur “I love Tropoja”.

Ne vitin 2012,gjate kohes qe punoja si perkthyese tek gjykata e Rekurit dhe ne Kabinetin Rick isha shume e ngarkuar me pune pasi gjate dites isha ne gjykate dhe kisha si mision te perktheja gjithashtu  broshurat dhe rregulloren per azilantet,kisha kerkesa nga kabinete avokatesh per te perkthyer paragrafe nga Kanuni i famshem i Leke Dukagjinit pasi interesi i Zyres se Emigracionit ishte shume i madh dhe pervec punes gjate dites e gdhija duke perkthyer dokumente naten.Nje dite shefi me therret ne zyre dhe me tregon se nje kompani produksioni filmash e quajtur Europa Corporation e kishte kontaktuar per te kerkuar nje perkthyese ne shqip,por me nje shenim qe duhet te flase edhe gegerisht dhe ne ate kohe une isha e vetmja qe i pershtatej profilit te kerkuar.Po cfare duhej te beja?? Nje film ishte ne realizim e siper dhe une duhej ti perktheja pjeset ne shqip.Me treguan titullin,me thane qe ky eshte i dyti dhe me pyeten nese e kisha pare pjesen e pare,dhe une me naivitet u pergjigja qe se kisha pare.Ne fakt ishte hera e pare qe e degjoja titullin e atij filmi i cili kishte dale para disa viteve.Por jeta me kishte “rrembyer” keq dhe nuk kisha kohe per filma,kinema apo argetime te tilla.Punoja 12 ore ne dite dhe punoja ne shtepi deri ne ‘4 te mengjesit dhe ato dy ore gjume qe i beja nuk ishin fare mjaftueshem por duhej te “mbijetoja”,te arrija diku,me forcat e mia.Ua them keto, jo pa qellim se shume njerez me kane thene me te qeshur se “ku e pate at mik qe ta gjeti kete pune te mire,apo cfare shansi ke?” .Jo,s’ishte pune fati,ishte lufte brenda luftes.Shume nga shqiptaret te cilet me kane takuar tek gjyqi i kane verejtur syte e mi te skuqur dhe madje ne konfidence u kam treguar se “jam vetem me dy ore gjume”.Nejse ,te mos zgjatem,te nesermen u paraqita ne Saint Denis,prane studios se madhe te xhirirmit te filmave ne Malakof dhe me futen brenda.Filmi “Taken 2” per te cilin isha aty ishte duke u bere montazhi.Montazhierja Camille Delamarre me shpjegoi,me dha nje demo dhe filluam.Ishte hera e pare qe e shihja filmin dhe per surprizen time,filmi  fliste per Tropojen,per mafien shqiptare dhe besoj e imagjinoni si ndjehesha ne ato momente.Une heshtja,ndersa ekipi gajasej me te qeshura per “Markon from Tropozha”.Pas tre oresh u kerkua nje pushim dhe te gjithe u mblodhem tek kafeteria ku ndodhej gjithe ekipi madje vete Luc Besson skenaristi i filmit.

Ai u afrua per te folur me Camille dhe po na pyeste nese cdo gje po shkonte mire.Une i thashe qe kishim progresuar goxha dhe se nuk na mbetej shume.Atehere ai u kthye nga une dhe me tha:- nga vjen ky theks i lezetshem,gjoja per te ditur se nga vij pasi verente qe kisha nje theks te lehte ne frengjisht.Jam motra e Markos i thashe.Me falni,sju kuptova me tha.Jam motra e Markos tuaj,Markos nga Tropoja,jam perkthyesja shqiptare.Ahhhh,-me tha,me vjen keq atehere, duhet te jeni ndjere keq,vertet shume keq,e marr me mend me tha.Ne ate moment ndjeja nje lloj presioni gjaku qe po me kaplonte deri tek veshet.Ai e vuri re dhe per te thyer heshtjen me tha,-ju pelqeu filmi? Jo dhe aq i thashe,per te mos i thene fare.Po me gerryente nga brenda e smundesha me te duroja,revolta nga brenda me kishte mundur tashme.

Ne fakt,do doja ta dija si ju lindi ideja qe personazhin kryesor negativ ta benit shqiptar,dhe nga Tropoja.Ishte ideja e nje kosovari qe jeton ne USA me tha pasi mafia ruse,italiane dhe siciliane ishin konsumuar dhe na duhej nje gjetje e re ndaj e kishim menduar te fusnim nje mafie nga ballkani.Keshtu ai na sugjeroi per mafien shqiptare dhe “heroi” yne negativ te ishte nga Tropoja.Ah u ndjeva akoma me keq dhe i thashe ,pra nje kosovar ua ka keshilluar per mafien Tropojane? Jo, ai na tha bejeni per mafien shqiptare,dhe personazhi duhet te jete nga Tropoja,se meshkujt Tropojan jane te pashem,sypatrembur,shtatlarte dhe per nderin e motres dhe femres se tyre vrasin pa iu dridhur dora,pra ai i vleresonte Tropojanet,dhe nuk mendonte qe jane persona negative.Kosovari me tha qe tropojanet jane njerez te beses dhe mikprites, jane njerez te mrekullueshem me tha,ai i admironte ata! Roli i luajtur nga aktori Arben Bajraktari ishte luajtur aq bukur sa kishe neveri ta shihje ne ate rol teksa rrembente,drogonte vajza dhe i shiste ne rrjete prostitucioni.Gjithsesi do te jete film interesant por fundi sme pleqen i thashe.Pse,me tha? Nje baba tropojan sdo te kishte kurre nje fund te tille.Kjo eshte loja ,me tha ,industria e filmave eshte makineri e fuqishme parash,pjesa tjeter nuk eshte shume interesante.Po,po fiks,kjo eshte loja,si ajo e Mamaqit qe i shau,i ofendoi,u vajti ne shtepi dhe e nderuan me titull nderi.

Po pse nuk bej edhe une nje film,ja keshtu kot,sa per tu tallur,ndofta marr ndonje cmim apo mirenjohje?!

 

Shperndaje