Moti sot, me kthjellime dhe vranësira

Moti sot, me kthjellime dhe vranësira

569
0

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

 

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05ºC në 19ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 25ºC dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 26ºC.

 

Era do të fryj në drejtim Verior-Veriperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 2 ballë.

 

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05ºC deri në 19ºC dhe në zonat e ulëta nga 10ºC në 22ºC./