Ditën e premte temperaturat arritën të regjistronin vlerën më të lartë në Elbasan prej 25?C.
Kjo ditë e vërtetë pranverore që përfshiu vendin do të pasohet ditën e nesërme pasdite nga ardhja e masave të paqëndrueshme.
Qielli i kthjellët i mëngjesit të së shtunës do të pasohet nga vranësirat graduale, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Në orët e pasdites e të mbrëmjes në pjesën veriore do të nisin reshjet e shiut.
Dita e diel kryesisht do të jetë e vranët me reshje shiu në pjesën veriore e atë qendrore.
Temperaturat do të shënojnë vlerat si në figurat respektive.