Moti për sot, priten reshje

Moti për sot, priten reshje

619
0

Orët e para të ditës mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të dendura paraqiten në zonat malor. Mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin duke bërë që në pjesën më të madhe të vendit të kemi reshje të pakta shiu. Kryesisht reshje do të ketë në verilindje dhe jug-juglindje të Shqipërisë. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin rënie në mëngjes dhe mesditë, më e ndjeshme në verilindje duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 2°C deri në 23°C. Era do fryjë mesatare në jug por e fortë në veri dhe bregdet me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Shperndaje