Moti për sot, pasditja me vranësira

Moti për sot, pasditja me vranësira

470
0

Mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale duke ndikuar mot të kthjellët në Shqipëri. Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin. Më të theksuara këto kushte atmosferike do të jenë në zonat verilindore. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 °C në zonat malore deri në 16 °C në bregdet. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Shperndaje