Moti për sot, ja surprizat e pasdites

Moti për sot, ja surprizat e pasdites

553
0

Gjatë ditës së sotme temperaturat e larta do të vazhdojnë të jenë të pranishme në vendin tonë.

  • Por gjatë pasdites pritet që të ketë vranësira, sidomos në zonat malore që mund të shoqërohen edhe me shira.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme.

Njihuni me motin për ditën e sotme:

Vendi po dominohet nga masat ajrore të nxehta.

Dita e sotme do të nisë me mot të kthjellët e gradualisht gjatë mesditës, vranësirat do të marrin zhvillim, përgjatë zonave malore.

Në këto zona, në orët me temperatura më të larta, parashikohen reshje shiu. Era do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet nga kuadrati i jugut.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 17°C deri në 31°C

zonat e ulëta 18°C deri në 36°C

zonat bregdetare 20°C deri në 34°C

Ditë të bukur në vijim!