Moti për sot, diell dhe temperatura të larta

Moti për sot, diell dhe temperatura të larta

496
0

Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë Shqipërinë. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në rajonin Jugor-Juglindor.

Pasditja dhe nata sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në vend.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rritje sjell mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C në zonat malore deri në 17°C mesdita në Jugperëndim. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.