Moti/ Java nis me rënie temperaturash. Ja kur largohen reshjet

Moti/ Java nis me rënie temperaturash. Ja kur largohen reshjet

405
0

Si pasojë e zhvillimit të një qendre e presionit të ulët atmosferik në brigjet italiane do te kushtezoje motin edhe ne Shqiperi. Per pasoje, pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira me intesitet mesatar në të gjithë vendin. Ne majat e maleve priten reshje te pakta dëbore. Pasditja dhe mbrëmja sjellim përmirësim të motit, ku i gjithë territori do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por renie të lehte pritet ne oret e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C në 16°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugore – Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë.

 

E marte, 11 dhjetor 2018

 

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të kushtëzohet nga kthjellime dhe vranësira te shpeshta gjatë paradites, më të theksuara vranesirat në zonat Qendrore dhe Jugore duke rrezikuar reshje të dobëta shiu e dëbore. NDERSA pasditja dhe mbrëmja do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike, duke larguar gradualisht reshjet e shiut dhe dëborës nga i gjithë territori i vendit.

 

Temperaturat e ajrit do të ulen në mengjes dhe mesdite duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C deri në 14 °C.

 

Era do fryjë mestare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi juglindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.