Sinoptikania Adiola Bani u shpreh për News 24 se deri të enjten do të vijojë rënia e temperaturave me të paktën 4-5 gradë Celsius.
Më pas sipas saj fundjava do të shënojë rritje temperaturash.
“Kjo javë do të paraqitet e paqëndrueshme, pasi edhe sot kemi pasur vranësira të dendura. Një situatë e tillë do të vijojë deri në orët e pasdites, ndërsa gjatë mbrëmjes do të përfshijnë gjithë territorin. Po ashtu edhe dita e martë dhe e mërkurë, ndërsa do të kemi edhe një rënie me të paktën 3 gradë. Rënie më të ndjeshme do të sjellë dita e martë, me të paktën 4-5 gradë.
Paqëndrueshmëria e motit do të vijojë edhe ditën e enjte. Parashikohet të kemi një përmirësim gradual të motit ditën e premte. Fundjava do të na sjellë sërish mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave. Nga dita e sotme deri të enjten do të ketë një rënie të temperaturave. Më pas, do të kemi rikthim të motit të kthjellët dhe rritje të temperaturave”, tha sinoptikania.