Moti i keq dhe Covid 19, ndërpritet puna në 4 përfaqësi diplomatike të Shqipërisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

 

Në raste emergjencash, lutem kontaktoni 📲 në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

 

Stamboll: +905459461456

 

Ankara: +905449622617

 

Mynih: +4915237913997

 

Romë: +393420498192

 

Athinë: +306941658183

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’ju përgjigjur qytetarëve në kohë reale.

Author: vizional