Falë kushteve të qëndrueshme atmosferike vendi ynë ka patur dhe do të vazhdoj të ketë deri në fund të ditës mot të thjellët.
Edhe për ditën e soteme vendi do të ndikohet nga të njejta kushte atmosferike.
Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Pritet depërtimi i masave relativisht më të ngrohta duke rritur vlerat e temperaturave kryesisht ato të mëngjesit.
Në këtë mënyrë temperaturat minimale pritet të arrijnë nga -5ºC në relievet malore deri në 5ºC në ato të ulta e bregdetare.
Po ashtu edhe temperaturat e mesditës pritet të kenë rritje duke prekur vlerat nga 11ºC në zonat malore deri dhe 17ºC në ato të ulta e bregdetare.