RESHJET
Per sot priten reshje mesatare në pothuajse të gjithë qarqet. Në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës reshjet do të arrijnë lokalisht deri intensive dhe do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në verilindje të vendit reshjet do të jenë në formë bore.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 13 °C
në vendet e ulëta: 8 / 12 °C
në vendet malore: 3 / 8 °C
ERA
Pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, në bregdet deri e fortë.