Gradualisht mbi vendin tonë po depërtojnë masat ajrore të paqëndrueshme, të shoqëruar me erë hera-herës të vrullshme më e theksuar përgjatë vijës bregdetare.
Gjatë orëve të natës e deri në orët e mesditës të ditës së enjte reshjet e shiut me intensitet deri mesatar do të mbeten prezente në të gjithë territorin.
Në lartësinë mbi 300 metra në verilindje dhe 500 në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore.
Në orët e pasdites reshjet do të lokalizohen në zonat malore në formën e dëborës, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Era do të jetë nga kuadrati i jugu me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, hera-herës e vrullëshme deri në 30m/sek kryesisht përgjatë luginave dhe vijës bregdetare.
Temperaturat parashikohen:
vendet malore 2°C deri në 6°C
vendet e ulëta 4°C deri në 10°C
vendet bregdetare 5°C deri në 10°C