Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.
Reshjet
Sot priten reshje të dobëta në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë për secilin qark). Në zonat malore në veri dhe lindje të vendit nesër reshjet pritet të jenë në formë bore.
Temperaturat
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 16 °C
në vendet e ulëta: 10 /15 °C
në vendet malore: 2 / 7 °C
Era
Era në veri dhe bregdet pritet të arrijë deri e fortë.