Moti, 3 Shkurt 2021

Moti, 3 Shkurt 2021

491
0

Mëngjesi nis i kthjellët.

Vendi ynë në orët e para të ditës do të mbizotërohet nga një mot me kthjellime dhe vranësira të lehta. Ndërsa në orët vijuese pritet që vranësirat kalimtare të bëhen më të dukshme në zonat malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje në territor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C.

Era do të fryjë lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Shperndaje